4 hapa si te krijosh nje lidhje te forte nene- femije!

Te gjitha nenat i duan femijet e tyre pamase edhe kur ata nuk lene dy gure bashke, sic thote shprehja, por nena duhet qe kete dashuri tia tregoje femijes se vete ne menyre qe femija ta ndjej kte afeksion dhe te afrohet tek ajo per te shprehur cdo shqetesim, problem e cdo gezim qe i ndodh atij.


Ja 4 hapa si te krijosh nje lidhje te forte nene-femije:

1. Gezo kur ata jane te suksesshem– kur femija vjen nga shkolla me nje vizatim te bere vete, edhe pse ti mund ta kesh pare me mijra here duhet ta vesh ne dukje mundin e tij, sepse ai ndihet krenar per ate cka ka arritur. Nje nene e dashur duhet te gezoje cdo arritje te femijes se vete, qofshin keto gjera te perditshme elementare apo arritje te medha. Duhet ta tregoje kete me puthje, perqafime, gatime te vecanta per ti treguar atij sa shume e do!

2. Tregoju atyre se i do– nje femije gjithmon ka nevojen te sigurohet qe ju e doni. Shfrytezojini momentet me te zakonshme per te shprehur dashurine tuaj me nje puthje kur e coni ne gjum, nje perqafim ne mengjes.Gruaja e Profetit,Aishja radijallahu anhu jep shembujt e mëposhtëm:“Një ditë, një person nga shkretëtira erdhi tek Profeti Muhamed alejhi selam dhe tha, ”Ti po puth fëmijët, por tradicionalisht ne nuk i puthim ato”. Profeti u përgjigj, ”Çfarë mund të bëj unë, nëse Zoti e ka hequr mëshirën nga zemra juaj?” (Buhari, Ahlak; Muslim, Kitabu’l Fedail).Mundohuni te gjeni kohe te kaloni momente vetem per vetem me femijen tuaj e te beni gjera qe atyre i pelqejn, kjo kohe eshte shum e mire per te mesuar me shume rreth femijes suaj dhe te tregoni se sa e rendesishme dhe speciale eshte kjo maredhenie per ju.

3. Komuniko ne menure pozitive– menyra se si ti i flet femijes tend ndikon ne menyren se si ai do te flase ty me vone. Sarkazma sipas healthychildren.org ndikon negativisht te femijet tuaj. I flisni atyre ne menyre pozitive dhe paqesore pa fjale te renda negative dhe me urrejtje. Duhet te jeni nje burim optimizmi per femijen tuaj. Tregohuni te gatshem per te degjuar te gjitha problemet e tij dhe ta keshilloni ne te mire ne cdo moment, kjo tregon qe ju i doni i ata shume dhe jeni aty per ata ne cdo moment!Në shumë mësime të tij, Profeti Muhamed alejhi selam vë theksin mbi rëndësinë e të treguarit mirësi dhe dhembshuri ndaj fëmijëve.Profeti alejhi selam deklaronte: “Cilido që nuk tregon mëshirë ndaj fëmijëve të tij, nuk është prej nesh” (Muslim).

4. Krijoni kujtime te vecanta– disa dite jane te zakonshme, ju coni femijen ne kopesht ose shkolle dhe vete merreni me pune dhe asgje e vecant nuk ndodh. Ndersa nje dite te caktuar ju mund ta lini menjane kete rutine dhe ti perkushtoheni femijes tuaj e te krijoni momente te paharrueshme. Mundohuni ti surprizoni femijet tuaj me dhurata te vogla pa shpenzime po per ata jan shume domethenese, 1 kuti lapsash te rinj, nje pale corape te bukura etj. Mundohuni te kaloni sa me shume kohe me ta per te ngjyrosur, vizatuar, luajtur e keshtu te krijoni nje lidhje dalengadale me te forte!!

Profeti Muhamed alejhi selam përcaktoi si një rëndësi të veçantë të luajturit me fëmijët. Ai i inkurajoi prindërit të luanin me fëmijët e tyre dhe tha atë që kushdo që ka fëmijë të vegjël, duhet të bëhet si fëmijë i vogël gjithashtu, në mënyrë që të luajë me to. Një herë, Profeti alejhi selam dhe disa nga shokët e tij qenë ftuar për darkë. Rrugës duke vajtur për në darkë, ata takuan nipin e Profetit, Hysenin, i cili ishte një fëmijë shumë i vogël. Hyseni po luante me disa fëmijë të tjerë kur e panë atë. Kur shikoi fëmijët, Profeti Muhamed alejhi selam bëri disa hapa përpara dhe hapi krahët e tij gjerësisht në mënyrë që t’i kapte ata, ndërsa fëmijët filluan të vraponin përreth duke luajtur. Atëherë Profeti Muhamed alejhi selam vrapoi pas Hysenit për t’u bashkuar me të në lojën e tij derisa e kapi atë. Kur e kapi Hysenin, ai vendosi një dorë nën mjekrën e tij dhe një dorë prapa qafës dhe e puthi atë.

Referenca:

islami.al

motherhood.modernmom.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s