Sqarim rreth sasisë së qumështit që duhet të pijë fëmija, që të quhet një pirje!

Pyetje : Pyetësi me inicialet H. M. nga Mekka thotë: Sa i përket gjidhënies, sa është sasia e qumështit për një pirje? Dhe nëse fëmija e lëshon vetë gjirin, a konsiderohet një pirje? Si bëhet vlerësimi për pesë pirje? Më jepni udhëzime, Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Një pirje është kur fëmija e kap gjirin, e thith qumështin e më pas e lëshon vetë atë me zgjedhjen e tij. Kjo quhet një pirje. E nëse kthehet sërish e pin qumështin dhe qumështi shkon në bark, me dijeninë e gjidhënëses, kjo quhet pirja e dytë. E kështu me rradhë sa herë që fëmija e ndërpret pirjen e qumështit, plotësohet një pirje, pasi që qumështi ka shkuar në bark dhe kjo verifikohet prej gjidhënëses, derisa të plotësohen pesë pirje, qoftë edhe në një herë (ulje) të vetme apo qoftë edhe kur fëmija pin herë te njëri gji e njëherë tek tjetri. Kalimi i tij për në gjirin tjetër quhet pirje derisa të plotësojë pesë pirje dhe kjo të bëhet brenda dy viteve të para, pa ia hequr ende gjirin fëmijës.

Dhe të jetë pesë pirje e më shumë, ndërsa më pak se aq nuk mjafton, për shkak të asaj që është vërtetuar në hadithin e saktë nga Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se ka thënë: أرضعي سالما خمس رضاعات “Jepi Selimit të pijë pesë pirje.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Dhe ka thënë Aisha, radijAllahu anha: “Ishte zbritur në Kur’an se me dhjetë pirje të përcaktuara bëhej e ndaluar martesa me të afërmit prej gjiri, e më pas u shfuqizua, duke vendosur me pesë pirje të përcaktuara.” Dmth, me pesë pirje bëhet e ndaluar martesa me të afërmit nga gjiri.

E më pas vdiq Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe urdhëri për të vazhdoi të jetë për pesë pirje, e thithë gjirin, shkon qumështi në bark, pastaj e lëshon. Kjo është një pirje. Pastaj kthehet sërish: e thith qumështin, pastaj e lëshon, e kjo është pirja e dytë. E kështu me rradhë

Fetva rreth Gjidhënies – nga Shejkh Abdul- Azijz bin Baz

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s