ÇFARË PËRFSHIN TRAJTIMI I MIRË PËR GRUAN?

Trajtimi i gruas në Islam, siç pamë deri më tani, është një kulmim vlerash. Pra, është rezultat i një vetëdije të lartë fetare, kështu që nuk bëhet fjalë për thjesht një kryerje obligimi material ndaj saj (përkujdesja për ushqimin, banimin, veshmbathjen), por edhe për një trajtim emocional dhe sentimental ndaj saj. Është thënë se për qëllim me mirësjellje ndaj gruas është që të trajtohet me buzëqeshje, të mos lëndohet fizikisht, t’i bëhet mirë (bamirësia ndaj saj) si dhe të durohen sjelljet e saj të vrazhda.[9

Me një fjalë, është përpjekje për a bërë burrin të ndiejë se bota e tij është gruaja e tij, lumturia e tij është gruaja e tij, qetësia shpirtërore është gruaja e tij. Kështu ka thënë Allahu i Madhëruar: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (Err-Rrum, 21)

 


Madje, pikërisht për shkak të këtij fakti, Islami ka edukuar besimtarin që të gjurmojë në jetën bashkëshortore gjithherë për këtë qëllim: lumturinë. Pra, të mos jetë shkak ndonjë gjë e vogël ta shkatërrojë jetën bashkëshortore. Allahu i Madhëruar thotë: “Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.“ (En-Nisa, 19)
Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] na porosit që të mos na pushtojë mendimi i keq për gruan asnjëherë për shkak të një sjellje apo gjesti të keq të saj, për shkak se sjelljet dhe gjestet tjera të saj mund të jenë shumë të mira. “Besimtari nuk e urren besimtaren: nëse nuk i pëlqen një moral i saj, i pëlqen morali tjetër.”[10]

Islami ka ndaluar që gruaja të trajtohet si objekt për dëfrim dhe më pastaj të degradohet personaliteti dhe karakteri i saj. Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem], siç transmetojnë Buhariu, Muslimi, ka thënë: “Për çfarë e rrah njeriu gruan e tij sikur ta rrihte një robëreshë ndërsa ai në mbrëmje mund të flenë me të?!”

Siç ka shpjeguar Imam Neveviu, në këtë hadith ndalohet rrahja e gruas, veçanërisht kur bëhet për motive të këtilla të pajustifikuara. Hadithi është argument për mirësjelljen dhe edukatën që duhet patur me gruan.[11]

[9] Shih: Es-Sidiki, Muhammed ibn Al-lan. (2004) Delilu-l-falihine li turuki rijadi-s-salihine. Ed. 4. Bejrut: Daru-l-ma’rifeh. 3/106.

[10] Hadithin e transmeton Muslimi.

[11] Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-Minhaxh sherhu Sahihi Muslim ibn El-Haxh-xhaxh. 17/188

Burimi:sedatislami.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s