Hemorroidet, si mund ti lehtesojme me ane te ushqimit!

Hemorroidet gjatë shtatzanisë janë një fenomen mjaft i njohur kudo në botë. Studimet referojnë se rreth 50% e grave preken nga sëmundja hemorroidale përgjatë muajve të shtatzanisë. Ndonëse një pjesë e grave ankohen për hemorroidet gjatë shtatzanisë, një pjesë e tyre ankohen pas lindjes së fëmijës. Ndonëse simptomatologjia e hemorroides është e njëjtë si para, gjatë shtatëzanisë apo pas lindjes, shpërthimi i sëmundjes sidomos gjate muajve të fundit të shtatëzanisë e lodh së tëpermi gruan shtatzënë, që ka për qëllim të përfundojë më sukses shtatzaninë e dëshiruar. Hemorroidet gjatë shtatzanisë janë një fenomen jashtëzakonisht i pakëndeshëm dhe i dhimbshëm. Gratë duhet të informohen që disa ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetesës ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes hemorroidale.

 
A mund ti lehtësojmë hemorroidet me anë te ushqimit? Ja disa këshilla, me ndihmën e të cilave, do të shmangni apo zvogëloni simptomet e shkaktuara nga hemorroidet:

–  Nje nga shkaktarët për paraqitjen e hemorroideve është jashtëqitja, për këtë arsye, ndiqni këshillat e ushqimit, në raste të jashtëqitjes:

– Është shumë e rëndësishme që të shmangni: ushqimin me shumë kripë, prodhimet e njelmëta të mishrave të terur, ushqimin e yndyrshëm dhe pijet alkoholike;

– Konsumoni sa më shumë ujë – më së paku 8-10 gota ujë në ditë. Mos anashkaloni as lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet (boronicat, domatet…)

Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me fibra dietale: pemë dhe perime të freskëta, drithëra, legume…

– Keni kujdes për peshën tuaj trupore – masa e tepruar trupore ndihmon në paraqitjen e hemorroideve (shtresat e tepërta bëjnë shtypje shtesë në abdomen).

Referenca: spitali Amerikan/portali bebaime.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s