3 sekrete per te qene nje cift musliman i lumtur!

Martesa vecanerisht per muslimanet eshte me shume sesa thjesht te kesh dike ta quash burre apo grua. Maredhenia martesore eshte nje bekim i madh dhe nje shenje hyjnore,sic thote Allahu xheleshanuhu ne kur’an:

“Dhe prej shenjave te Tij eshte qe prej jush krijoi per ju bashkeshortet tuaja,qe te qetesoheni prane tyre, duke vene ndermjet jush dashuri dhe meshire.Me te vertete, ne kete ka shenja, per njerezit qe mendojne.” Surja 30: Er-rum, vargu 21

I gjithe qellimi i te pasurit nje bashkeshorte eshte qe te gjejme qetesi ne ta dhe me ta, por cfare bejne disa cifte qe kane gjetur qetesine ne maredhenien e tyre ne kohen kur shume te tjere po hasin veshtiresi te medha? Cilat jane gjerat e duhura qe bejne ata qe mbartin ne syte e tyre kenaqesi dhe dashuri te pamase?

Keto jane 3 zakonet qe ndjekin ciftet muslimane qe kane gjetur lumturine dhe qetesine ne martesat e tyre:

  1. Ata e duan njeri tjetrin per hir te Allahut

Cfare do te thote ta duash dike per Allah? Do te thote ta besh dashurine dhe bindjen per Allahun xheleshanuhu baze dhe fokus ne maredhenien tende me dike. Do te thote ta duash dike aq shume sa dashuria per ate te zgjase pertej kesaj jete dhe ne jeten tjeter, ku mund te jetoni ne nje lumturi te pafundme pasi keni fituar kenaqesine e Allahut xheleshanuhu se bashku.

Profeti alejhi selam ka thene : “Asgje qe vendoset ne nje peshore nuk ka vlere me te madhe se karakteri i mire i njeriut. Ne te vertete nje njeri me karaktere te mire ka fituar shkallen e nje personi qe falet dhe agjeron” transmeton  Tirmidhiu.

Ciftet muslimane te lumtur vertet e kerkojne kenaqesine e Allahut xheleshanuhu ne cdo kohe dhe ne cdo moment qe munden: ata e perkujtojne Allahun xheleshanuhu se bashku ne oret e qeta te sabahut, e falenderojne Allahun xheleshanuhu se bashku, u vene nje qellim vetes te lexojne nje kohe te caktuar Kur’an ne dite, bejne akte te vogla dashurie dhe zemergjeresie cdo dite dhe ruajne lidhje te mira me familjaret e njeri tjetrit.

  1. Ata jane mirenjohes per njeri tjetrin

Nqs eksiston nje nevoje themelore njerezore ne nje maredhenie, ajo eshte nevoja per tu ndjere  i rendesishem dhe i vleresuar. Por shpesh ne maredheniet martesore abuzohet me kete nevoje sepse njerezit tentojne ti marrin gjerat si te mireqena, vecanerisht kur keto behen nga njeriu me i afert i tyre. Ne fillimet e marteses cdo gje qe ben bashkeshorti/bashkeshortja juaj duket speciale dhe shton dashurine,ndersa me kalimin e kohes jeta te merr ne rutinen e saj dhe keto gjera nuk duken me si kenaqesi per njeri tjetrin por “ kjo eshte detyra jote”.

Ciftet muslimane te lumtura jetojne me kete hadith ne familiet e tyre: “ Ai qe nuk falendoron njerezit nuk eshte falenderues ndaj Allahut” Abu Daudi

Allahu xheleshanuhu thote ne kur’an : “…nese tregoheni mirenjohes un do tjua shtoj edhe me shume begatite e mia; por, nese ju mohoni miresite e mia, denimi im eshte i rende.’ Surja 14:Ibrahim, versi 7

  1. Ata komunikojne si shoke te ngushte

Ciftet e lumtura muslimane komunikojne si miq te ngushte ne kohe te mira dhe ne kohe te veshtira. Ne kohet e mira ata mezi presin tu tregojne bashkeshorteve te tyre per gjithcka qe kane kaluar gjate dites, te qeshurat, idete, takimet, komplimentojne njeri tjetrin dhe mbi te gjitha respektojne mendimin ndryshe qe mund te kete tjetri dhe perpiqen te mesojne dicka prej ketij. Ne te vertete, ciftet e lumtura komunikojne si Profeti alejhi selam bente me grate e tij:

Dhe nga marrëdhëniet e tij me gratë e tij ishte deri në atë shkallë, sa luante me Aishen. Nganjëherë e thërriste emrin e saj shkurte. Ai thoshte: “Oj Aish”, me qëllim të lojës dhe mahnitjes.

Ai e vinte gojën e tij në maje të enës në të cilën pinte ajo.

Po ashtu: “Ai e merrte mishin e këmbës (së pulës, sh.p.), pasiqë ajo (Aishja) hante nga ajo, pastaj do të hante nga e njëjta enë në të cilën kishte ngrënë ajo.”

Muhamedi alejhi selam ishte martuar me të kur ajo ishte e re, keshtu qe ai “i lejonte shoqet e saj që të vijnë dhe të luajnë me të.”

Ai po ashtu arriti deri në atë pikë të modestisë, nderimit, lojës dhe dashurisë ndaj gruas së tij, saqë garoi me të në fillim të martesës. E ajo (Aishja) e fitoi garën. Dhe më pastaj, kur ajo kishte shtuar pak peshë, ata garuan përsëri dhe këtë herë Muhamedi alejhi selam fitoi, e pastaj i tha:“Oj Aishe, kjo ishte për atë (më parë).”

Ciftet qe kane mesuar te komunikojne ne menyren e duhur, shmangin shume prej streseve martesore sepse tashme e njohin mire njeri tjetrin dhe mund ti kuptojne ndryshimet e humorit ne gjerat me te vogla te tyre. Ciftet muslimane asnjehere nuk tregojne mungese respekti dhe te humbasin vlerat ne nje bisedim kur jane te nervozuar .Ata asnjehere nuk e harrojne dashurine dhe respektin ne nje konflikt: ky eshte celesi i suksesit!

referenca: http://productivemuslim.com/happy-muslim-couples/

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s